Djali i presidentit të Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiç është infektuar nga korona virusi. Lajmin e ka publikuar vetë presidenti serb me një postim në Instagram. Ai shkruan se djali i tij i madh Danilo ka rezultuar pozitiv me korona virus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me korona virus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç.