“Djalë energjik me shumë dëshira”, sporti shqiptar në zi, ndërron jetë në moshën 24 vjeçare arbitri…

Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar: ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare arbitri Daniel Aliaj. Këtë lajm e ka bërë publike Federata Shqiptare e Basketbollit ku me anë të një postimi në profilin e rrjetit social “FB” kanë deklaruar ndarjen nga jeta të arbitrit të cilën e cilësonin si një djalë energjik dhe me shumë ambicie.

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT

Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!

Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!

 

Open

Close