Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Sociale

Divorcet në shoqërinë shqiptare, si ka qënë ecuria e tyre gjatë 26 viteve

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Divorci ka filluar të jetë një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë tonë. Ndarja e një çifti në fillim të viteve 1990 mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndë, por në ditët e sotme, divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje, teksa shoqërisë i mbetet vetëm të përballojë pasojat dhe kostot që krijohen.

Në 25 vjet, divorcet janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa, nivel rekord.

Paradoksalisht numri i më i ulët i divorceve në 26 vitet e tranzicionit ka qenë në 1997-n, ku u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa. Siç duket, për shkak të krizës së madhe që krijoi falimenti i firmave piramidale, familjet shqiptare ruajtën kompaktin për t’i bërë ballë situatës që gati degradoi në konflikt civil.

Prevalenca e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan fort në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa.

Por, gjithsesi, Shqipëria e ka treguesin e divorceve më të ulët se vendet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit.

Të dhënat e fundit demografike tregojnë se numri i martesave për 1 000 persona ka rënë brenda BE-28 në dekadat e fundit, ndërsa numri i divorceve është rritur.

Sipas të dhënave të Eurostat, në BE, në vitin 2013 pati rreth 2.1 milionë martesa dhe 943 mijë divorce.

Këto shifra mund të shprehen si 4.1 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1.9 shkurorëzime për çdo 1 000 persona.

Avokate Denisa Daka tregon për “Monitor” se divorcet në Shqipëri kanë një kosto të konsiderueshme, jo vetëm për partnerët që kërkojnë zgjidhjen e martesës, por edhe për shtetin. Faktori kryesor për këtë, në shumicën e rasteve, është paaftësia ekonomike e bashkëshortëve që të paguajnë pensionin e caktuar për fëmijët dhe kjo bën që gratë, në këtë rast, t’i drejtohen shtetit për ndihmë. Një tjetër faktor që lidh drejtpërdrejt divorcin me ekonominë e shtetit është rritja e numrit të të papunëve. Në rastin konkret, pas divorcit, gruaja në shumicën e rasteve, duke u cilësuar e papunë, u drejtohet zyrave të shtetit për ndihmë. /monitor.al/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Rrëfimi i 23- vjeçarit nga M.Madhe, Kokaj: Heroinën e nisa nga problemet që kisha, kam tentuar ti jap fund jetës
LAJM PAS: Mesazhi i Ipeshkvinjve të Shqipërisë: Falë Skenderbeut kemi sot një atdhe…

TË FUNDIT

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

16 hours ago
“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Aktualitet

“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës

17 hours ago
Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste
  • Dossier

Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste

1 day ago

TË FUNDIT

  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 4 shkurt 2023…
  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

TË FUNDIT

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • Aktualitet

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

45 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 4 shkurt 2023…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 4 shkurt 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 4 shkurt 2023…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.