Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Divorcet, bien për herë të parë në 5 vite në 2017-n, juristët: Martohen më pak

ShkodraWeb 20 April, 2018
divorcetRenie2017

Në vitin 2016, INSTAT raportoi 25 divorce në 100 martesa, një ndër shifrat më alarmante të 25 viteve të fundit. Por, duket se vitin e shkuar, numri i tyre është ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave të siguruara nga “Monitor” nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2017 ishin rreth 8300 persona që kërkuan zgjidhje të martesës, nga gati 10 mijë që kishin qenë një vit më parë, me një rënie të ndjeshme. Si rrjedhojë, numri i divorceve në 2017-n ishte 4150, apo 18.3 divorce për 100 martesa. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2013 dhe rënia e parë në 5 vite. INSTAT raportoi që në 2016-n kishte rreth 5500 divorce, niveli rekord ky i historisë së pas tranzicionit, me gati 25 divorce për çdo 100 martesa. Të larta kishin qenë ndarjet edhe në 2015-n, me 21 divorce për 100 martesa. Avokate Margarita Kola thotë për “Monitor” se arsyet e rënies së numrit të divorceve lidhen kryesisht me faktin që shqiptarët po martohen më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë.

“Ne si juristë po vëmë re një trend që çiftet shqiptare po bashkëjetojnë më tepër, ndaj janë martuar më pak. Kjo mund të lidhet me një rënie të numrit të divorceve vitin e kaluar. Një tjetër arsye është fakti që pjesa më e madhe e çifteve në proces divorci, kanë përfunduar çështjen e tyre, ndaj dhe reflektohet një numër më i ulët i divorceve në 2017. Sa i përket arsyeve të divorcit, ato mbeten të njëjta: arsyet ekonomike, shkollimi dhe emancipimi i femrave, martesat fiktive për dokumentacion, emigracioni etj.”- përfundon Av. Kola. Ajo pohon se, pavarësisht rënies, divorcet mbeten në nivele alarmante.

Statistikat e INSTAT tregojnë se deri në vitin 2003 kishte mesatarisht 25 mijë martesa në vit, me periudha kur ai i kalonte edhe 28 mijë. Pas kësaj periudhe, numri i tyre ka qenë mesatarisht 21-13 mijë martesa në vit. Psikologët vlerësojnë se divorci është një proces i cili ka një ndikim afatgjatë në jetën e ish-partnerëve, duke i cenuar ekonomikisht. Kjo shkakton rënie të standardit të jetesës së mëparshme dhe në rastin e individëve në karrierë, ndikim në produktivitet. Stresi është ndër pasojat e divorcit, që shpeshherë është i gjatë dhe financiarisht i vështirë.

Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për “Monitor” se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Arsyet e divorceve
-emigracioni
-bixhozi
-varfëria e tejskajshme, veçanërisht në zonat rurale
-tradhtitë bashkëshortore
-paaftësia fizike apo mendore e një prej partnerëve, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre
-diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit
-varësia ndaj drogave të ndryshme
-abuzimi seksual apo psikologjik ndaj grave apo fëmijëve
-dhuna, alkooli
Pasojat ekonomike
-2 në 4 gra nuk sigurojnë nga ish-bashkëshorti pensionin ushqimor në favor të fëmijëve
-humbje pune për shkak të divorcit
-probleme me strehimin
-pas zgjidhjes së martesës, shumë gra e shohin veten në mes të katër rrugëve
-në rastin e familjeve më të varfra, femrat detyrohen të kthehen në shtëpitë e prindërve, gjë që shton barrën edhe për to
Pasojat psikologjike
-pas divorcit, shpeshherë fëmijët bëhen pjesë e statistikave të krimit, për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes ish -bashkëshortëve, çka lë pasoja në jetën e tyre.
-pas divorcit, pjesa më e madhe e bashkëshortëve e kanë të vështirë të përballojnë jetën të vetëm, të ngarkuar me një barrë angazhimesh dhe pasigurish, me të ardhura apo hapësirë banese të pamjaftueshme, shpesh në kërkim të një pune të paragjykuar nga mjedisi apo punëdhënësi./monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Dëbohet fondacioni Soros, mbyllen zyrat në Budapest
Artikull pasardhës: “Është një egoist, nuk na nevojitet në Botëror”, Ibra i padëshiruar edhe nga lojtarët e Suedisë

TË FUNDIT

arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.