“Diversion politik që t’i ikë përgjegjësisë”, Haradinaj reagon pas padisë së Ramës: Plotësisht e pabazuar…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka ngritur padi ndaj tij, në lidhje me akuzat për shkëmbimin e territoreve. Me një shënim në Facebook, Haradinaj shkruan se do të përgatisë përgjigje në padi, ndërsa e ka konsideruar padinë e Ramës si të pabazuar dhe se po e përdor si një “diversion politik, për t’i shpëtuar përgjegjësisë”.


Postimi i plotë:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH

LEXONI EDHE: Rama ngre zyrtarisht padi në Gjykatë ndaj Ramush Haradinajt lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!