
Dita e sotme është një nga më të trishtuarat në jetën e Ideal Lekiqit. Trajneri i portierëve të Vllaznisë mëngjesin e sotëm ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Për Lekiqin dhe familjen e tij kjo është një humbje e madhe dhe e parakohshme, por në këto momente të veshtira, atij i janë gjendur pranë jo vetëm të afermit por edhe të gjithë pjestarët e Vllaznisë.
Ismeti ka qenë njeriu që i përcolli dëshirën atij për t’u marrë me futboll dhe e ka mbështetur vazhdimisht si në karrierën e tij si sportist por edhe tashmë si trajner.
ShkodraWeb Media, me këtë rast të trishtë, i shpreh ngushllimet më të sinqerta trajnerit Lekiqi dhe familjes së tij për humbjen e njeriut të saj të dashur.