22 shtatori cdo vit konsiderohet si “Dita pa makina” ne qytetet e medha, te cilat vuajne me shume ndotjen. Nismes i bashkohen shume qytete ne mbare globin, mes te cila edhe ne Shqiperi. Tirana ka organizuar nje sere aktivitetesh sensibilizuese, ndersa ka lajmeruar edhe bllokimin e disa akseve e konkretisht:
1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës
2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”
3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”
4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Shkodra, qe here pas here eshte bere pjese e nismes, kete vit duket se nuk do te beje bllokim te akseve per te derguar nje mesazh tek qytetaret, e sidomos perdoruesit e mjeteve motorike. As ne faqen zyrtare, as edhe ne profilin e Bashkise Shkoder ne Facebook, nuk ka asnje njoftim. Thjeshte, eshte risjelle ne vemendje te qytetareve “Java Europiane e Levizshmerise”, por nuk ka asnje njoftim per bllokim aksesh. Te jesh apo te tentosh te jesh metropol, nuk arrihet vetem me fjale. E sidomos kur mund te perafrohesh edhe pa kosto financiare me kete model, sic eshet rasti i bllokimit te disa akseve ne qytet ne “Diten pa makina”, eshte mekat te mos e shfrytezosh. Urojme, shpresojme e madje deshirojme qe sot te jemi gabim dhe te kete respektim te nismes globale “Dita pa makina” edhe ne Bashkine Shkoder. /ShkodraWeb/