Atë që pushtuesit osmanë nuk arriten ta zhdukin për 500 vjet, po e zhdukim vetë ne shqiptarët në këto vite demokraci. Gjuha amtare shqipe e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Naimit, Atë Gjergj Fishtës dhe e shumë e shumë të tjerëve sot po ” rënkon”. Po harrohet shkrimi i dorës, që dikur quhej bukurshkrim dhe në vend të tij tastierat e kompjuterave dhe telefonave.
Dikur leksionet merreshin edhe me shkrim dore, e ndërsa sot, fotokopje në cdo shkollë e fakultet. Dikur pyetjet e provimeve të lirimit dhe të pjekurisë i zhvillonim po me shkrim dore, e ndërsa sot nuk arrijmë të përmbledhim thelbin e mësimëve. Dikur kishte fletore të detyrave të shtëpisë dhe të klases, e ndërsa sot nxënësve iu ofrohen fletore pune të printuara gjysëm të plotësuara. Dikur viheshim në garë kush shkruante kartolinën më të bukur të urimit, e ndërsa sot janë zevendësuar me ato elektronike me gjysma fjalësh shqip të gershetuara me fjalë të huaja.
Nuk mjafton vetëm shkolla për të shpëtuar nga “kthetrat e zhdukjes së gjuhës shqipe”. Në librat shkollor, gjen gabime pa fund drejtshkrimore. Në shkresat zyrtare po ashtu vështirë të mos gjesh gabime. Në televizione por edhe në media të shkruara, drejtues emisionesh, gazetarë, analistë apo të tjerë të ftuar duket sikur vihen në garë se kush përdor më tepër fjalë të huaja. Një Shqipëri, ku brezi i ri është gjithmonë në shtegtim drejt vendeve të perëndimit, në një të ardhme jo të largët rrezikon të mbetet pa gjuhen e saj të ëmbël SHQIPE.
Pas viteve ’90- të, edhe emigracioni po luan një rol për mos përdorimin e gjuhes shqipe në të folur dhe në të shkruar. Të rinjtë e sotëm shqiptar, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në shtete të ndryshme të botës, edhe nëse dinë të flasin shqip, flasin gjuhen e dialekteve të zonave të prindërve. Gjithashtu edhe të rinjtë shqiptarë të së nesermes do të flasin e shkruajnë më mirë gjuhen e cdo kombi tjetër se GJUHEN E TYRE AMTARE SHQIPE.
Çdo ditë po mbeten të paktë në numër studiues, hulumtues dhe mbi të gjitha përdorues të gjuhes letrare shqipe. Këmbanat e alarmit po bien dhe shpresojmë që tingëllima e saj të dëgjohet edhe nga veshët e ” shurdhët”. Të gjithë bashkë, politika, institucionet arsimore, shoqëria, familja TI dhe UNË le të flasim e shkruajmë shqip, le të predikojmë, lutemi e falemi po në shqip e të trashëgojmë ndër breza këtë gjuhe të Perendisë, që trashëgim na e lanë të parët tanë. /Nga Lindita KOKAJ/