
Shkruan në Facebook deputetja e Shkodrës Edona Bilali, ministre shteti për Mbështetjen e Sipërmarrjes: Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me bashkëmoshatarët e tyre kudo që ndodhen!
1 Qershori nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh kjo ditë shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve!
Është dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes si një kujtesë që duhet të jemi më të mirë me ta dhe për ta.
Kënaqësi të isha në Shtëpinë e Fëmijëve të grup moshës 6-15 vjeç në Shkodër e të dëgjoja nga drejtuesja, stafi por edhe vetë fëmijët për arritjet e tyre. Falenderojmë “Hamleys” për mbështetjen dhe dhuratat.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!