Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dita e tretë e protestës së së banorëve të Baks- Rrjoll, pse nuk po mbështetën nga deputetët e PD në Shkodër?!

ShkodraWeb 4 February, 2026
kapri protesta baks rrjoll 2026

Banorët e Baks- Rrjoll, të paktën përfaqësues të 60- familjeve, përmbyllën ditën e tretë të protestës. Ata janë kundër ndërtimit të një resorti turistik nga Bashkim Ulaj, me pretendimin se, përmes falsifikimit të dokumentacionit nga një shtetas i quajtur Fatmir Shpellzaj, u janë grabitur pronat e tyre.

Prej tre ditësh, vemendja mediatike është përqendruar tek kjo ngjarje. Raportohet në kohë reale apo edhe përmes edicioneve informative, çdo gjë që ndodh. Sigurisht, asnjë nga banorët- protestues nuk ka dëshirë ta politizojë këtë përpjekje, me dëshirën që zgjidhja të vijë në rrugë ligjore, pa ndikime.

A është detyra e deputetëve të opozitës të qarkut Shkodër jo vetëm të reagojnë, por edhe të shkojnë pranë banorëve në protestë? Aq më shumë, kur opozita vetëkonsiderohet apo konsiderohet e djathtë dhe prona është themeli i kësaj filozofie. Ndërsa deputeti Kliti Hoti, jep ndihmë si mjek për një protestues me probleme shëndetësore, ngrihet një deputet opozitar si Erald Kapri dhe i mbështet publikisht duke iu bashkuar banorëve. Siç konstatohet edhe nga video, nuk e përzënë atë. Për arsyen e thjeshtë, në hallin që i ka zënë, ata kanë nevojë për mbështetje sa më të gjërë. E nuk e dimë, nëse partia e Kaprit ka marrë vota të vlefshme për të siguruar mandatin ai e Agron Shehaj.

Mund të konsiderohet si propagandë apo tentative që Kapri dhe partia që përfaqëson, të shkojë pranë protestuesve. Por qasja e deputetëve opozitarë është totalisht e ndryshme, teksa për një çeshtje të ngjashme, edhe pa patur protestë kontestuese në shesh, mbushën rrjetet sociale me hamendësime, me dalje televizive, konferenca apo akuza nga më të ndryshmet. Po në rastin e resortit në Baks- Rrjoll, pse po heshtin edhe pas ditës së tretë? Teoria “dikush i nënës, dikush i njerkës”, nuk i sherben opozitës dhe synimeve të saj politike.

Sigurisht, meriton vlerësime maksimale Eliona Shkreli, kryetare e komanduar dhe kandidate për kryetare të PD- së Shkodër, e cila ka reaguar si në rastin e parë, ashtu edhe në këtë aktual në Baks- Rrjoll. Politika kërkon konseguencë, barasvlefshmëri në raste të ngjashme dhe këtë Shkreli po e tregon konkretisht. Pse nuk ndjehen deputetët, ata që mbase e gëzojnë mandatin, falë edhe votave të protestuesve?! Pse nuk ndjekin shembullin e kryetares Shkreli, e cila ka vlerë të shtuar në këtë rast, edhe ndjeshmërinë si gazetare në profesion?! Nuk do të ishte aspak çudi, që në mënyrë të organizuar, i gjithë grupi i deputetëve të opozitës, sidomos PD- së, të zbarkonte në Velipojë, nuk po flasim vetëm për 5 deputetët e Shkodrës…

Edhe nëse është urdhër apo orientim nga lart për shkak të emrit të investitorit strategjik, siç edhe aludohet, nuk ka justifikim. Aq më pak kur në Velipojë është shkruar e do të shkohet për të kërkuar mbështetje me pjesëmarrje edhe për protestën e 10 shkurtit, edhe të tjerat që mund të pasojnë. Problemet me pronat në Velipojë, janë evidente që në fillim të viteve ’90 dhe ndjeshmëria e të gjithë banorëve aty është e lartë. Kanë të drejtë apo jo në pretendimet e tyre, mbase duhen pritur të gjitha vendimet e gjykatave për ta thënë. Por nuk mund të mbyllen sytë apo veshët, as përballë një emri që mbase dikush i ka borxh. Nëse i konsiderojnë të tillë, “miku i mirë, njihet në ditë të vështirë”, thotë proverbi. E të paktën për 60 familje, momenti është më shumë se i vështirë, sepse prona është e shenjtë, slogan që deputetët e opozitës, e kanë artikuluar dhe e artikulojnë kudo.

Këto 35 vite kanë treguar qartë dhe fort se shkodranët mbajnë mend, kujtojnë dhe japin përgjigje atëherë kur askush nuk e pret. Sidomos, kur fle mbi dafina! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO “Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë”, rrogat e gjyqtarëve, Rama: Doni të ndërhyni në ligj
Artikull pasardhës: E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ahmet Omi, qytetar dhe funksionar model

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.