
Familja Mbretërore i uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Presheva në Mal të Zi, nga Kosova në Manastir, nga Tetova në Camëri, Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe Flamurit tonë të zemrës kuq e zi! Kjo është dita e kombit tonë, që na bashkon e na vëllazëron!
Përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të patriotëve, etërve të këtij kombi, janë dhe do të jenë kurdoherë frymëzim dhe krenari për të gjithë ne.
Nderim pafund për të gjithë heronjtë e bujshëm dhe ata të heshtur, për ata trima që dhanë jetën për lirinë, dhe ata që punuan e vazhdojnë të kontribojnë çdo ditë me përulje dhe dashuri për këtë tokë!
Të dashur motra dhe vëllezër, ju ftojmë të mos e humbisni besimin në këtë vend, që sado i përvuajtur, ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe brezat që rriten do ta shijojnë në më të mirën e tij!I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm ta mbajnë kokën lart! Koha e të paudhëve do të marrë fund vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar!Fati I Kombit nuk duhet të jetë kurrsesi vetëm në dorën e forcave politike, por në dorën e gjithë shoqërisë civile, e cila duhet të zgjohet nga ky depresion dhe të luajë rolin e saj emancipues për zhvillimin dhe progresin e mbarë kombit shqiptar.Mesazhi i Familjes Mbretërore i drejtohet pikërisht mbarë popullit shqiptar për të qënë më optimist për të ardhmen e tij!Familja Mbretërore, ashtu sikurse e ka traditë, do të jetë kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar, pa kushte, me përkushtim të plotë, me dashuri vëllazërore dhe me besim të pakompromis në Zot e në Atdhe.Edhe një herë ju urojmë Gëzuar Festën e shenjtë të Flamurit, me shpresë dhe bindje për një të ardhme më të mirë për mbarë Kombin Shqiptar.
LT Princ Leka dhe LS Princeshë Elia
