“Disiplina” e FSHF- së pritet “ta thyejë në mes” për grushtet në Patos, Laçi pezullon pa afat “asin” e vet…

Kirian Nuabueze parashikohet që të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë jashtë fushave të lojës pas ngjarjeve të turpshme në ndeshjen kundër Bylisit, ku sulmuesi goditi me grushta futbollistët kundërshtarë, Lojtari i kurbinasve pritet të përballet me një masë disiplinore shembullore nga organet juridike të FSHF-së.

Por në mënyrë paraprakë, ai po përballet me një masë disiplinore që i ka vendosur klubi i Laçit, i cili e ka pezulluar atë. Klubi ka theksuar se dënon gjestet e Nuabuezes dhe për këtë arsye ka pezulluar pa afat lojtarin deri në një periudhë të dytë, siç shpjegoi në një komunikatë zyrtare.


Duke parashikura një vendim që mudn ta lërë jahstë për pjesn ëe mbetur të seoznit, Laçi kësisoj i hap rrugë edhe prishjes së kontratës që ka edhe pak muaj deri në fundin e saj, për të shpëtuar nga rroga e lojtarit i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores në edicionin e kaluar.

Reagim i KF Laçi pas ngjarjes së ndodhur në ndeshjen kundër Bylisit

KF Laçi, pasi ka parë me qetësi gjithçka ka ndodhur përmes videove në ndeshjen me Bylisin, ka zhvilluar një mbledhje urgjente dhe ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit Kirian Nuabueze. Sherri i djeshëm në sfidën me Bylisin dënohet nga klubi ynë, sikurse edhe sjellja e futbollistit tonë.

Pavarësisht arsyeve, nga ne nuk mund të pranohen veprime të tilla të dënueshme. Nisur nga gjithë situata e krijuar, Nuabueze do të jetë i pezulluar për momentin dhe ndaj tij do të merren edhe masa të tjera në një vendim të dytë. Dhuna në futboll nuk ka vend dhe ne si klub mbështesim futbollin e bukur dhe “fair-play”.


Urojmë dhe shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, pasi nuk i kanë hije këtij sporti të bukur. Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit. /vipsport/

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel