
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës nuk ka marrë në konsideratë fare pretendimet e Vllaznisë për ndeshjen me Dinamon për Kupë, ku futbollistët dinamovitë bënë gjeste antisportive. Konkretisht, Bregu, i cili pështyu dhe shau në drejtim të portierit të Vllaznisë Jukaj pasi realizoi penalltinë e dytë si dhe Dita, i cili u tregoi krahun e hapur tifozëve kuqeblu.
Po ashtu, nuk ka patur vendimmarje as për Edi Martinin, i cili pas polemikave me moderatoren Hygerta Sako, ndërpreu intervistën pas ndeshjes në “SuperGol” në RTSH.
VENDIMI I FUNDIT I PUBLIKUAR NGA FSHF
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Albano Aleksi, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.




