Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Disa përgjigje për parkun në hyrje të Shkodrës”, Benet Beci i përgjigjet interesit të shkodranëve për projektin…

ShkodraWeb 1 month ago

Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 14 maj 2023: Disa përgjigje për parkun në Hyrje të Shkodrës:
(foto ilustruese – një kartolinë e fillim shekullit XX nga hyrja e Shkodrës)

Qëkur kam postuar për herë të parë projektin strategjik për hyrjen e Shkodrës, ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët Shkodranë dhe jo vetëm. Si çdo projekti i këtyre përmasave është e paevitueshme që të ketë dëshirë dhe entuziazëm, por edhe mosbesim dhe kritika. Pa marrë përsipër të zëvendësoj rolin e autorëve të projektit e të bëj arkitektin, urbanistin dhe inxhinierin, po përpiqem t’u jap përgjigje disa pyetjeve që kanë qarkulluar në lidhje me projektin:

1. A është ky projekt vetëm një fotomontazh apo “pikturë”?
Ky është një projekt i plotë urbanistik, arkitektonik dhe inxhinierik i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit për bashkinë Shkodër. Roli im në këtë projekt ishte përpjekja si deputet i sapozgjedhur në 2021 për të ndërprerë punimet e bypass loti 2 dhe për të parë për një zgjidhje të pranueshme për qytetin. Projektit i është dashur më tepër se 1 vit të zhvillohet duke pasur parasysh natyrën komplekse të ndërhyrjes dhe madhësinë e tij prej 18 hektarësh. Puna është udhëhequr nga studioja holandeze Casanova and Hernandez (studioja e arkitekturës që ka projektuar muzeun Marubi dhe sheshin e Shirokës) në bashkëpunim me studio inxhinierie të huaja e vendase.

2. A është ky projekt i mundshëm për t’u zbatuar?
Projekti është gati për t’u zbatuar, një pjesë e fondeve për zonën e portit pranë urës dhe sheshin pranë tij janë akorduar. Fondi i Zhvillimit ka kontraktuar dhe kompaninë zbatuese e cila po pret zbardhjen e lejes së ndërtimit për të filluar punimet për këtë pjesë. Për pjesën tjetër të parkut mbetem në kontakt të vazhdueshëm me Fondin e Zhvillimit dhe donatorë të tjerë dhe është plotësisht e mundur që brenda vitit të fillojmë nga puna edhe në pjesë të tjera të projektit, përveç portit tek i cili do të fillojmë menjëherë. Si kryetar bashkie i Shkodrës pas zgjedhjeve do ta kem shumë më të lehtë mundësinë për kërkim e gjetje fondesh për projektet tona.

3. A ka Shkodra ndërhyrje më të nevojshme e të domosdoshme se ky projekt?
Shkodra ka nevojë për shumë ndërhyrje edhe të infrastrukturës bazike në territorin e saj. Programi im është një tërësi projektesh strategjike të cilët i japin përgjigje sfidave të bashkisë, por nga ana tjetër u hapin rrugë zhvillimeve të vrullshme të ekonomisë në bashkinë tonë. Ky projekt është një prej tyre dhe është i rëndësishëm në disa rrafshe:
– Rivendos marrëdhënien natyrale mes qytetit e Liqenit që po ndërpritej arbitrarisht nga një projekt i trafikut të rëndë i konceptuar jo mirë e që po krijonte një barrierë jo natyrale mes qytetit dhe liqenit
– Krijon një park prej 18 ha të cilin Shkodra e ka domosdoshmëri për qytetarët e saj
– Krijon një frymëmarrje të re për qytetin duke shtuar një zonë të madhe të gjelbër
– Krijon një vend të mrekullueshëm argëtimi për fëmijët, rininë e të gjithë qytetarët e Shkodrës
– I bën jehonë identitetit dhe trashëgimisë kulturore të Shkodrës në një zonë që ka qenë porta ekonomike, tregtare e kulturore për një pjesë të mirë të Ballkanit
– Krijon një pol të ri për t’u vizituar si një ofertë e Shkodrës së re turistike dhe si një pol i denjë për të nisur vizitën e kalasë, liqenit dhe qytetit. Më shumë turizëm do të thotë më shumë të ardhura për të gjithë qytetarët shkodranë.

4. A po mbjell projekti pemë në Liqen?
Jo, projekti nuk po mbjell asnjë pemë në Liqen, pemët e paraqitura në renderat shoqërues janë të gjitha pemë ekzistuese në zonën ligatinore të liqenit, të cilat kur niveli i liqenit ngrihet duket sikur mbijnë nga uji. Me shëtitoren e re do të jetë një mundësi shumë e mirë për foto të bukura (veçanërisht për njerëzit që bëjnë pyetje si kjo që duket se kanë kohë pa e vizituar).

5. A do të ketë banja publike?
Po, godina në shërbim të fushave sportive do të ketë tualete dhe dushe për përdoruesit.

6. A do të ketë parkim?
Po, do të ketë parkim edhe për vetura, edhe për autobuzë turistësh. Paralelisht do të punojmë për transport publik më të mirë dhe korsi biçikletash të dedikuar që parku të arrihet shumë kollaj nga qendra e qytetit.

7. A do të zbatohet ky projekt nëse nuk do të fitoni zgjedhjet?
Kjo nuk është një pyetje për mua, po për kandidatin tjetër për Bashkinë dhe vizionin e tij për këtë zonë. Deri tani më kanë treguar një reagim të nënkryetarit të Bashkisë i cili thoshte diçka si Shkodra nuk ka nevojë për projekte të tilla.

Këtu ndahemi, unë mendoj se ky është një projekt që i bën nder së shkuarës dhe së ardhmes së Shkodrës. Jam i bindur se ky ka për të qenë një transformim fantastik me ndikim të shpejtë në ekonominë e qytetarëve, por edhe në cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve. Është një park publik, që të gjithë do të kenë mundësi ta shijojnë.

Continue Reading

Previous: VIDEO – Policia e Shkodrës arreston në Grizhë 37 vjeçarin nga Velipoja, kultivoi 2150 rrënjë kanabis në Luarzë
Next: “Duke prezantuar programin tonë…”, Bardh Spahia vijon takimet në territorin e Bashkisë Shkodër…

TË FUNDIT

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

1 hour ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • “Kryetari i PD- së zgjidhet me 29 korrik”, Kryesia e partisë merr vendimin për nisjen e procesit menjëherë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

1 hour ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.