Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DINAMIKA – I dënuar me 25 vjet për vrasjen e kushëririt, kush është 65- vjeçari i vrarë në Paçram të Vau Dejësit

ShkodraWeb 5 August, 2025
frrok lleshaj 2025

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të hënës, në Vaun e Dejës në Shkodër. Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmoi gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, shumë pranë banesës së tij.

Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burgim në vitin 2006, izolim që e kishte përfunduar dy vite më parë, kur ishte liruar nga qelia.

“Në Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje”, tha policia vendore.

Pas daljes nga burgu, 65-vjeçari ishte braktisur nga familja e tij, gruaja dhe fëmijët. Lleshaj jetonte i vetëm dhe merrej me blegtori.

Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. Po verifikohet edhe aktiviteti i viktimës pas daljes nga burgu dy vite më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 gusht 2025…
Artikull pasardhës: VIDEO – Bashkia Shkodër dhe UKSH investim në 70 km rrjet ujësjellësi, përfiton qyteti dhe disa njësi…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.