Skip to content
14 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

Dil voto, e kemi detyrë të vendosim tullën e parë, edhe pse mbase nuk do ta shohim të përfunduar këtë mur…

ShkodraWeb 24 April, 2023
votim shkoder 2022 bashkia 3

Mund të jesh i zhgënjyer, i mërzitur, i zhytur në halle e telashe të jetës. Por gjej kohë, merr një maskë me vete (sepse të duhet për të hyrë në qendrën e votimit), të duhet një pasaportë ose Letërnjoftim ID për të dhënë verdiktin tënd.

Vetëm diçka! Konsultohu edhe me ata që janë jashtë vendit, të afërmit e tu, që edhe sivjet ua hoqën të drejtën e votës. Konsultohu edhe me ata që disa ditë para zgjedhjeve, u thanë se po të hyni në vendlindje nga Greqia apo Maqedonia, para se të votoni, duhet të karantinoheni për dy javë.

Më pas voto, voto për vete por edhe për të dashurit tanë jashtë vendit, në emigracion. Nëse ky vend vazhdon të jetë i jetueshëm disi, është edhe merita e tyre.

E di se këto 30 vite nuk sollën atë që ëndërruam në 1990. E di se shumë kanë gati valixhet ose po mendojnë ti bëjnë gati. Por është momenti të mos e lëmë vendin në dorën e atyre që për 30 vjet e mjelën si një lopë që sot është kockë e lëkurë.

Unë besoj se jemi shumica e këtij vendi. Por edhe nëse jemi pakicë, s’ka gajle. Sepse ne po nisim të vendosim tullën e parë. Që pas 30 viteve, fëmijët e nipat tanë të mos shkruajnë apo të mendojnë të njëjtën gjë që po bëj unë sot, një ditë para 25 prillit.

Voto për kë të duash, me mendje apo me zemër. Nxirre edhe të pavlefshme votën nëse dëshiron, por mos ia lër dikujt tjetër të shprehet në emrin tënd. Sepse, edhe kur nuk ke votuar, në shumë raste ke rezultuar votues, sepse dikush të ka marrë të drejtën themelore, madje edhe ka firmosur për ty para 7 burrave e grave që kanë mbyllur sytë, edhe pse e kanë ditur se nuk je ti.

Harroje për pak minuta zhgënjimin, mllefin e 30 viteve akumuluar në fyt e në gjoks më keq se një virus. Kapërce edhe veten, voto për fëmijët që janë sot dhe ata që pas 30 viteve, do të kujtojnë 60 vjetorin e nisjes së demokracisë në këtë vend. E ke detyrë, e kemi detyrë të vendosim tullën e parë, edhe pse mbase nuk do ta shohim të përfunduar këtë mur. /Nga Blerti DELIJA, publikuar me 24 prill 2021, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Lëndë plasëse artizanale dyqanit në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, pronari denoncon në polici
Artikull pas: “Shkodra duhet të jetë qytet i urave, i hapjes, i bashkëpunimit”, Benet Beci: Bashkëpunim me opozitën, me qeverinë…

TË FUNDIT

partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…! 14 May, 2025
  • Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen 14 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • “Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Këngës me “Zjerm”… 14 May, 2025
  • Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë 13 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humbja me Egnatian nuk kapërdihet, Vllaznia shkarkon edhe trajnerin Brdariç… 13 May, 2025
  • VIDEO – Çfarë do ndodhë me lidershipin e PD- së pas certifikimit nga KQZ të humbjes në zgjedhjet e 11 majit?! 13 May, 2025
  • ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet… 13 May, 2025
  • NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë 13 May, 2025
  • NGA RUDINA HAJDARI – Si më shpallën armike kur ua thashë në sy se PD nuk fiton dot me Berishën… 13 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.