
Zyrave të ALUIZNI-t në Fushë Krujë u është vendosur zjarri. Zyra e drejtorit është djegur plotësisht, përfshirë kompjuterin dhe bazën materiale.
Zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi në ambientet e godinës janë gjetur dhe tre bidona me benzinë të papërdorur.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka parandaluar djegien e plotë të godinës, ndërsa kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.