Skip to content
Ka qene duke pjekur raki dhe nga pakujdesia i ka vene flaken baneses se vet dhe te nipit. Ngjarja ka ndodhur ne Gojan i Madh ne Puke dhe raportohet nga policia. Sipas Komisariatit te Policise Puke: “Më datë 11.11.2017, në fshatin Gojan i Madh, në banesat ngjitur të shtetasve D.V dhe nipit M.V, vjeç 65 e 38, ka rënë zjarr, për pasojë janë djegur pjesërisht banesat dhe tre barakat me materiale të ndryshme. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet rezulton se, zjarri ka rënë aksidentalisht pasi shtetasja D.V, ka qenë duke pjekur raki me zjarr në barakën ngjitur. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për vlerësim.”. ©ShkodraWeb