
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fran Gjergji 44 vjeç, banues në Durrës.Ditën e djeshme pas një debati familjar në shtëpi, 44-vjeçari ka goditur me grushte vajzën e tij shtetasen R.Gj. 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.
Pas ngjarjes, policia ka marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu dhe ka vënë në pranga babain dhunues. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!