
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin I. T., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-vunë në pranga shtetasin S. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lokalin që administronte, u gjet 1 armë sportive që posedohej pa leje, dhe 2 celularë me të cilët dyshohet se viheshin baste sportive. Arma sportive dhe celularët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim të faktit, pasi shtetasi A. P., 43 vjeç, me automjetin që drejtonte në aksin rrugor “Shkodër – Ura e Bunës”, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi F. V., 59 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë, ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe është larguar në banesë.




