Një prokuror në Vlorë ka rënë pre e dhunës. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të Prokurorisë së Vlorës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Prokurori i Vlorës me iniciale K.Ll, nga goditjet ka marrë dëmtime në hundë.
Pak pas ngjarjes së rëndë, policia bëri të mundur arrestimin e autorit, ideniteti i të cilit nuk dihet ende. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se incidenti ka ndodhur për shkak të detyrës. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.