Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dhuna në ndeshjen me Tiranën, Vllaznia e vajzave shpall “non grata” median më të lexuar sportive në vend…

ShkodraWeb 28 November, 2023
IMG_8405

Duke marrë shkas nga gjithçka ka bërë ditët e fundit dhe jo vetëm, kundër ekipit tonë dhe futbollit shkodran në përgjithësi, Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia është i detyruar të dalë me këtë reagim në lidhje me një organ mediatik siç është gazeta “Panorama Sport”.

Në vend që misioni i saj të jetë ai i duhuri, i promovimit të vlerave pozitive e njerëzore, ajo merret më shumë me promovimin dhe zmadhimin e ngjarjeve dhe fenomeneve që mund të ndodhi.

Klubi ynë ka qenë gjithmonë i hapur për bashkëpunim me ato media që e pasqyrojnë sportin, por gazeta në fjalë për të disatën herë e ka tepruar me sjelljen e saj. Nuk është hera e parë që ajo shpreh dashakeqësinë ndaj të gjithë ekipeve të Vllaznisë, megjithatë ne duam t’i referohemi vetëm ngjarjes së fundit, asaj të ndodhur ditën e shtunë në ndeshjen ndaj Tiranës.

Sigurisht që edhe ne si klub e kemi dënuar atë çfarë ka ndodhur, por kurrsesi një media nuk mund të nxjerrë fajtore pa asnjë provë, fakt apo argument ekipin tonë. Vllaznia ka qenë thjesht udhëtuese në këtë takim dhe synimi i saj ka qenë zhvillimi i një ndeshje normale futbolli dhe asgjë më shumë sepse me skemën e re të kampionatit, “Final Four”, rezultati i këtij takimi nuk ka asnjë rëndësi për ne sepse duam apo nuk duam jemi në katërshe, pavarësisht çdo rezultati.

Dhe në vend që si media (meqenëse asnjë gazetar i saj nuk ka qenë i pranishëm) të hulumtojë dhe të pasqyrojë shkaktarët e vërtetë të asaj dhune, bën fajtore Vllazninë e cila e ka pësuar prej saj.
Ne e kemi të qartë se kjo media nuk e ka dashur asnjëherë emrin e Vllaznisë, emër që duket se nuk i pëlqen, pavarësisht historisë dhe kontributit të saj në sportin shqiptar.

Jo vetëm kaq. Media në fjalë po merret gjerësisht duke e përfshirë në ngjarjen e së shtunës edhe lojtaren- simbol të futbollit të femrave në vendin tonë, Megi Doçin. Ajo jo vetëm që nuk ka dhunuar askënd, por është ndjerë e dhunuar që nga fillimi i kësaj ndeshje dhe deri në momentin e përfundimit të saj.

Pikërisht nga futbollistet dhe drejtuesit e Tiranës, ashtu siç kanë bërë edhe sezonin e kaluar, e bashkë me ta edhe ndonjë ekip tjetër aleat i Tiranës, vetëm e vetëm që ajo të mos arrijë të shfaqë at0 vlera dhe atë talent që Zoti i ka dhuruar.

Megi Doçi është një lojtare model, e drejtëpërdrejtë, me mediat, drejtuesat, kundërshtarët dhe çdokënd, është një simbol i drejtësisë në sport dhe kurrsesi nuk mund të jetë ashtu siç duan ta pasqyrojnë në faqet e kësaj medie.

Pikërisht për këto arsye, KFF Vllaznia u bën thirrje të gjithë sportdashësve shkodranë ta bojkotojnë këtë media e cila ka qenë gjithmonë kundër nesh e kundër futbollit shkodran në tërësi. Një media që veç promovon probleme dhe njëkohësisht i zmadhon ato, thjesht për të njollosur gjithçka.

KFF Vllaznia i bën thirrje botuesit dhe drejtuesve të kësaj gazete, të mos e marrin nëpër gojë emrin e ekipit tonë, as për mirë dhe as për keq. Jemi krijuar dhe i kemi arritur të gjithë këto suksese deri tani, pa marrë asnjë meritë dhe asgjë prej kësaj medie dhe prandaj nga ky moment e tutje, duhet që të mos shkruajnë asgjë për ne. Në rast të kundërt, ju sigurojmë që do të ndjekim çdo rrugë ligjore për të ndjekur të drejtën tonë. Gazeta “Panorama Sport” nga sot e tutje do të jetë “non grata” për Klubin e Futbollit të Femrave Vllaznia dhe futbollin shkodran në tërësi. /Deklaratë e KFF Vllaznia për media dhe publikun/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ish- nënkryetari i Kuvendit humb njeriun e dashur në moshë shumë të re, e jep vetë lajmin…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 29 nëntor 2023…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.