
Merret vendimi për tre bashkëkombasit tanë, të cilët fillimisht u prezantuan si shqiptarë të Kosovës. Tre shqiptarët nga Malësia e Madhe, përkatësisht dy djemtë, bashkë me të ëmën e tyre, do të mbeten pas hekurave për 30 ditë, pasi i morën jetën policit malazez, Milutin Lekoviç.
Kjo masë është komunikuar nga Gjykata e Podgoricës për shtetasit shqiptarë, Nure, Luan dhe Lulzim Hasanaj. Gjykata ka pranuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për të urdhëruar ndalimin e tyre.
Shqiptari nga Malësia e Madhe, Luan Hasanaj i mori jetën policit Lekoviç javën e kaluar dhe u përpoq të bënte të njëjtën gjë me kolegun Aleksandër Kilibard, pasi ata kapën shqiptarët në tentativë për të kaluar drejt Kroacisë pa dokumente.
Gjatë shoqërimit të tyre në komisariatin e policisë, Hasanaj shtiu me pis.toletë ndaj policit 41 vjeçar.
I dëmtuar rëndë nga plumbi në kokë, Lekoviçi u transportua me urgjencë në spitalin në Meljine, nga ku u transferua në spitalin në Risan, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk arriti të mbijetonte, shkruan sot gazeta malazeze “Vijesti”.