
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, deputete e PD për Qarkun Shkodër: Shqyrtimi me urgjencë i aferës korruptive të radhës: Dhënia me koncesion (administrim indirekt të Pasurisë Kulturore) për 10 vite, me të drejtë ripërsëritjeje të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Fondacioni per Menaxhimin e Butrintit është OJF, e krijuar posaçërisht, që në korrik të vitit 2021, por për të cilin nuk jepet asnjë e dhënë, organizatë jofitim prurëse, që rezulton me fitime sipas prezantimit të zj. Ministre.
Refuzim i vazhdueshëm për vënien në dispozicion pranë komisioneve parlamentare të dokumentacionit, duke filluar që nga Akti i Themelimit, Kontrata e lidhur, Plani i biznesit, Protokolli i bashkëpunimit.
Pas kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike në komisione të ndryshme, filluan të vijnë edhe dokumentat e kërkuar., por përsëri me mungesa.
Ligji “Për trashëgimitë kulturore dhe muzetë” i vitit 2018, kishte paracaktuar të gjithë procedurën për këtë aferë korruptive, që po na serviret sot për shqyrtim.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!