
Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- ASHM për Qarkun Shkodër, Kliti Hoti:Xhamia e Plumbit rihapi sot dyert për besimtarët, një ditë e rëndësishme për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë.
Sot mora pjesë në ceremoninë e rihapjes së Xhamisë së Plumbit, një monument i besimit dhe qëndresës shpirtërore të qytetit tonë.
Mirënjohje Organizatës Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) për kontributin e çmuar në restaurim dhe falënderim të veçantë Myftinisë Shkodër për përkushtimin e vazhdueshëm.
Historia jonë është gjallë, dhe detyra jonë është ta mbrojmë dhe nderojmë.