
Pak dite pasi Presidenti Ilir Meta beri publike letren qe i kishte derguar ministrise se Jashtme duke kerkuar pergjigje per disa pika qe ishin te pathena ne kerkesen qe Bushati i kishte derguar Metes per te dhene plotfuqishmerine per negociatat me Greqine, sot behet me dije se MEPJ i eshte pergjigjur kerkesave te kreut te Shtetit.
Meta kerkoi detaje per negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave. Lajmin e ben me dije vete MEPJ e cila ne nje njoftim te shkurter per mediat, thote: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.
Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.







