Moti i keq shkakton vonesa edhe në portin e Vlorës. Trageti i linjës detare Vlorë-Brindisi nuk ka ardhur mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës.
Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë ka sjellë dallgëzimin e detit i cili arrin deri në 8 ballë në det të hapur, gjë që ka vështirësuar edhe lundrimin.
Sipas të dhënave portuale trageti duket të kishte mbërritur në oren 07:30 në port, por sipas informacioneve trageti nuk është nisur fare nga porti i Brindisit për shkak të dallgëve të forta në det.