Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deti, Enver Hoxha e zgjeroi me 15 milje, ultimatumi i SHBA për t’u tërhequr në 12 milje

ShkodraWeb 22 February, 2018
vladimirBejaKufiriDetar

Ish-Komandanti i Forcave Detare, që ka udhëhequr negociatat e ndarjes së kufirit detar me palën italiane rrëfeu këtë të enjtë në Top Channel sesi Shqipëria u tërhoq nga shtrirja 15 milje në vitin 1990.

Vladimir Beja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se Shqipëria ishte shtrirë 15 milje, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në periudhën kur ishte anëtare e Traktatit të Varshavës.

Por, në fund të viteve ’80, vendi ynë mori një ultimatum.

“Në 1975 qeveria shqiptare vendos t’i shtrijë ujërat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet. Ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht, por Shqipëria vazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane. E kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasadës franceze, ku thoshte në mënyrë ultimative; tërheqja nga 15 milje në 12 milje. Morëm një ultimatum nga SHBA që të tërhiqemi në 12 milje në atë kohë dhe në vitin 1990, qeveria e asaj kohe u tërhoq në 12 milje”, tregon ai.

Beja kujton dy momente nga negociatat me italianët.

“Së pari ishte tërheqja nga 15 miljet dhe pranimi i vijës bazë dhe së dyti ishte statusi i ishullit të Sazanit. Italianët pretendonin se ishte i pabanuar. Kjo ka qenë një fazë e vështirë e negociatave dhe them sot se nëse ne do të praninim propozimin e italianëve për Sazanin, do të humbnim 100 milje det”, deklaroi ai.

Profesor Doktor Eqerem Yzeiri, pedagog i gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës kërkon që në negociata me grekët të bëhet kujdes me termat.

“I vetmi parim i që duhej zbatuar ishte ai i barazlargësisë. Termi i “korrektuar” në parimin e barazlargësisë lë shumë vend për interpretime”, thotë Profesor Yzeiri. /Top Channel/

Post navigation

Previous: EMRI/ Ju gjet kokainë e fshehur dhe fishekë çifteje, arrestohet në Itali shkodrani 25- vjeçar
Next: SONDAZHI/ Ermal Meta do të fitojë Festivalin Europian të Këngës, Shqipëria në një vend të mirë…

TË FUNDIT

myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
sidita islami artiste

FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë

ShkodraWeb 18 July, 2026
elisa zverneci 2026

NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka…

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.