Të tjera detaje bëhen publike në lidhje me aksionin policor “Kompleksi” ditën e sotme në Tiranë. Pas pamjeve të aksionit policor ku në Tiranë u vunë në pranga dy shkodranë, janë bërë publike edhe fotot e tyre. Mësohet se 33- vjeçari Barush Bregu, i cili kërkohej sepse ishte dënuar me katër vite heqje lirie, jetonte në Tiranë në një banesë të marrë me qira.
Personi i tjetër, të cilin policia e identifikon me emrin Bajram Cekorja, 21 vjeç, edhe ai nga Shkodra, është nën akuzë për mbështetje të 33- vjeçarit. Të dy personat u vënë në pranga në një pallat në “Komunën e Parisit”, pas një aksioni të përbashkët të policisë së Shkodrës, FNSH-së dhe RENEA-s. Në orët në vijim, policia por edhe prokuroria, pritet të japin detaje të reja.