Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DETAJET/ Zbardhet vendimi i qeverisë, ndryshon ligji për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve

ShkodraWeb 29 March, 2018
perndjekurProteste

Të gjithë ish-të dënuarve që kanë vuajtur dënimin në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë, vitet e qëndrimit do t’u njihen si punë e kryer në minierë. Qeveria ka propozuar një ndryshim në ligjin për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, ku për efekt pensioni koha e vuajtjes së dënimit do të konsiderohet punë e paguar. Periudha që do të njihet do të jetë sa dyfishi i kohës së qëndrimit në këto burgje.

Pra, nëse një ish- i dënuar ka qëndruar 10 vjet në burgun e Spaçit apo Qafë Barit, atij do t’i njihen 20 vite pune në minierë. Paga do të llogaritet e njëjtë me pagën e punës në minierë. Për të marrë vërtetimin për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë, individët që preken nga ky projektligj, pas votimit në Kuvend, mund t’i drejtohen Ministrisë së Brendshme.

Ndryshimet në ligj zgjidhin një numër konfliktesh mes ish-të përndjekurve dhe shtetit shqiptar. Këta të fundit nuk përfitonin dot pensionin, pasi institucionet nuk gjenin dot dokumentet që vërtetojnë se kanë punuar në nëntokë. Me ligjin e vitit 2014 për minatorët, parashikohet se kush ka punuar në nëntokë për mbi 12 vite përfiton pension të plotë. Me këtë ndryshim, një individ që ka vuajtur të paktën 6 vite në burgjet e mësipërme do të mund të përfitojë, gjithashtu, pension të plotë.

VKM-ja
Vendimi i Këshillit të Ministrave saktëson se “Koha e vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë, për efekt pensioni, të njihet si punë e kryer në minierë në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.”

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka bërë ditur në muajin shkurt iniciativën e qeverisë për ndryshimin e ligjit. Ministri Arben Ahmetaj zhvilloi në atë kohë një interpelancë me një grup ish- të përndjekurish ku bëri të ditur se të gjithë ish-të përndjekurit politikë, që në kohën e burgimit kanë punuar në minierë do të trajtohen me ligjin e minatorit.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë një interpelance me ish-të përndjekur në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit, deklaroi se ligji do të thjeshtohet. Kështu ish-të përndjekurit nuk kanë nevojë të kenë vërtetim që kanë qenë në burg, por automatikisht nga ISSH do iu njihen një vit burg baras me dy vite punë. “Pasi ka ardhur ankesa juaj, ne kemi pasur një takim të detajuar me kryeministrin. Arsyeja e vonesës është se, sipas ligjit 7514 “Për trajtimin e minatorit”, ju kërkon ju që të merrni një dokumentacion në një komisioni të ngritur nga ministria e Drejtësisë dhe e Brendshme. Kryeministri e konsideron si një procedurë të lodhshme për ju. Kështu kryeministri më kërkoi mua të bëjë disa ndryshime në ligj, i cili do kalojë pas një muaji në parlament.

Pra, me këtë thjeshtim të ligjit ju nuk keni nevojë për dokumentin e vërtetimit, në mënyrë automatike një vit burg do t’ju llogaritet si dy vite punë. Ju jeni 264 persona që përfitoni nga ky ndryshim ligji, i cili do thjeshtohet”. Një tjetër problematikë e ngritur nga ish-të përndjekurit, ishte dhe vonesa e pagesës për dosjet, si dhe dëmshpërblimi nga ligji i terrorit në burgje, për të cilat ministri premtoi se do marrin zgjidhje. /gsh.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Drejtuesit e LGBT rrezikojnë deri në dy vite burg, kanë cënuar simbolin kombëtar të Shqipërisë
Artikull pasardhës: AKUZAT PËR LOBIM RUS/ Dëshmon financieri i PD: Firmosa 125 mijë dollarë, të deklaruara edhe në KQZ

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.