Në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marëdhënieve të reja me klube të ndryshme, sot u bë realitet nënshkrimi i një marrëveshej bashkëpunimi në mes KF Vllaznia dhe “Muaither Club” të Katarit. Nje gje e tille behet e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran. Ajo është firmosur nga drejtori sportiv I klubit tonë, z. Engin Firat dhe drejtori i përgjithshëm I “Muaither Club”, z. Mahmud Al Mahmud.
Një marrëveshje e tillë synon krijimin e marëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesmarrja në turne të ndryshme.
Po ashtu edhe për punën e përbashkëta me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra- tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve.
Kjo marrëveshje do t’I shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit por dhe për tranfertat e lojtarëve.
Në foto, nga e majta në të djathtë, Afif Hasan Afif, personi i kontaktit i KF Vllaznia në Katar, Mahmud Al Mahmud- drejtori i përgjithshëm i Muaither Club, drejtori sportiv i KF Vllaznia Engin Firat dhe Mubarak Ghanem Al Ali, anëtar i Bordit të klubit.