Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrëz, i dýshuar per marredhenie séksùale me dhúnè.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.
Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar séksùalisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krìméve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per pérdhùnímin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të Shtëpisë së Fëmijës ne Shkodër.
SHÇBA ndaloi Izmir Duraku, me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie séksùale me dhúnè me të rritura”.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.
Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.
Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhúnùar apo ndihet nen prèsíon, te dénòncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte. /ShkodraWeb Media/