DETAJET – Trajleri me banane dhe 1.3 ton “pluhur të bardhë”, hyri në Shqipëri nga Hani i Hotit për të dalë nga Qafë- Thana

Rreth 1.3 ton kok.a.inë u sekuestruan pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, në një fshat 10 kilometra larg Tetovës, në një skemë të përdorur gjerësisht nga trafikantët, përmes transportit të lëndës na.r.kotike me trajler fshehur në kontejnerët me banane. Itinerari i ndjekur përfshin edhe Shqipërinë. Ko.k.aina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.


Ky itinerar ishte zbuluar nga DEA amerikane dhe policia italiane që bashkëpunuan në këtë operacion, ku pasi vunë në vëzhgim trafikantët, kërkuan ndihmën e Shqipërisë. Me ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Kr.i.mit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), trajleri me kontejnerët me banane u mbajt në vëzhgim, nga ku rezultoi se nuk kishte lidhje me grupet kr.i.minale shqiptare. Kur u kuptua se vendi ynë u përdor thjesht tranzit, pa rënë në sytë e trafikantët, për të mos devijuar rrugën e tyre, trajleri u la të kalojë për në Maqedoninë e Veriut, ku edhe u bllokua nga autoritetet në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, destinacioni final i ko.k.ainës ishte Koper, në Slloveni.

Deri më tani në këtë aksion policor pjesë e një goditje të madhe ndërkombëtare për trafikun e dro.g.ës që përfshin policinë italiane dhe DEA të SHBA, janë ndaluar 5 persona në Maqedoninë e Veriut. Ata janë 4 shqiptaro-maqedonas, pra Shqiptararë të Maqedonisë së Veriut, dhe një person nga Mali i Zi.

Në pranga ranë porositësit e kontejnerëve me babane, të cilët janë dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin. Personi i pestë i ndaluar, është shqiptaro-maqedonasi Rauf Ismani i cili shte me një furgon para kontejnerit. Kompania e bananeve është “Baniks LTD”.

Gjatë rrugës në Shqipëri, shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe. Sipas gazetarit Rusta, autoritetet italiane kanë bërë dorëzimin e kontrolluar, duke zëvendësuar pjesën më të madhe të ko.k.ainës, por nuk dihet ende se me çfarë, ndërsa në njërën nga pakot me 1 kg kokainë ishte vendosur GPS.