Detaje nga zhdukja e nje te riu mbrëmjen e 17 korrikut 2018 në Vlorë. Elis Troqe, 24 vjeç rrëmbehet në mes të qytetit. I sapokthyer nga Italia, ku kishte kryer dënimin, Elvisi kishte vendosur të ndërtonte një jetë të re.
Ditën e ditëlindjes së nënës, Marselës, më 17 korrik 2018 do ti prezantonte dhe vajzën e ëndrrave të tij. Pak para darkës së madhe, rreth orës 18:00, ka dalë nga shtëpia, për tu takuar me një mikun e tij. Vendtakimi ishte Bar “Havana”.
Ka porositur një kafe dhe ujë dhe pas 5 minutash është ngritur nga tavolina duke I thënë mikut të tij se do të takonte 2 minuta një shok e do të kthehej shpejt. Një “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, e priste në rrugën kryesore. Ervisi pasi përshëndetët me drejtuesin e mjetit hipën në makinë ku dallohen dy persona.
Makina merr rrugën për në “Lungo Mare”, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i shtatë pallateve” drejtohet për nga hotel “Rexhina”. Më pas makina zhduket në afërsi të kompleksit Oslo në Vlorë.
Në mbrëmjen e vonë, Krenar Troqi shqetësohet për mungesën e të birit, nis të kërkojë për të nëpër lokalet e qytetit. Asgjëkundi nuk gjen gjurmë të Elvisit. Po atë natë, Krenari i është drejuar Policisë duke denoncuar humbjen e të birit.
Zhdukja e Albano Xhaferajt dhe Elvis Troqes janë rastet e zhdukjes së personit që po hetohen nga prokuroria.
“Kemi pasur dy raste, që pas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës, duke qenë se janë konstatuar element të veprave penale, të rrëmbimit të personit, prokuroria gjyqësore e rrethit Vlorë, sigurisht ka bërë regjistrimin e materialeve që janë referuar nga komisariatet”, – thotë prokurorja Flora Çela.
Policia ka arrestuar Besart Zharran, pronari i makinës ku është parë për herë të fundit i gjallë Elvisi.
Të dhënat e dosjes hetimore tregojnë se Zharra ka dëshmuar se makinën e ka për përdorim vetjak dhe nuk ka asnjë njohje me 24 vjeçarin.
Më 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla, i gjetur me paterica dhe me një këmbë.
I pyetur në lidhje me rrethanat e hetimit, Inez ka shpjeguar për oficerët e policisë se më datë 17 korrik 2018, rreth orës 17:30 ka dalë nga banesa për të bërë fizioterapi dhe se nuk ka asnjë njohje me 24 vjeçarin.
Por ecurinë e hetimeve prokuroria e Vlorës i konsideron sekret hetimor.
“Aktualisht për materialet që ne kemi,unë nuk mund të them shumë për këtë pjesë”, – thotë prokurorja Flora Çela. Zhdukja një një kohë të shkurtër e dy të rinjve nuk tronditi vetëm qytetarët e Vlorës. /Burimi: TCh/