Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

DETAJET/ Shoqërohen në polici 39 persona për pritën ndaj vëllezërve Bilali në Shkodër, zbulohen detaje të reja…

ShkodraWeb 4 years ago

Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku humbën jetën vëllezërit Bilali. Njëri prej tyre, Astrit Bilali  në momentin kur është goditur me utomatik nga autorët, ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete.

Pasi është lënduar, fillimisht Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe e ka shkrepur disa herë, por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë autorët, kjo sepse ishte i lënduar nga plumbat dhe ka shtënë në mënyrë instiktive.

Nga ana tjetër, Policia Vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e rëndë. Janë marrë në pyetje, por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar te zbulimi i autorëve. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që ishte në Shkodër ka kërkuar me ngulm që Policia të zbulojë këtë vrasje të dyfishtë në takimin për 4 orë me radhë, si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale të ndodhura në Shkodër.

Dëshmi nga vendi i ngjarjes tregojnë se Astrit Bilali ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur i qetë dhe pa shfaqur shenja nervozizmi, për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Sapo Astrit Bilali ka mbërritur dhe ka takuar vëllain, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Dyshohet se në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes Benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë.

Sapo vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër. Policia dyshon se janë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve Bilali, të cilët kanë qenë të maskuar në mënyrë që askush të mos i identifikojë. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, duke humbur kështu gjurmët.

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, Policia konstatoi një makinë tip “Benz”, e cila ishte duke u djegur.

Pas lajmërimit të repartit të zjarrfikësve, që bëri të mundur shuarjen e flakëve, hetuesit filluan këqyrjen e mjetit. Referuar burimeve, thuhet se mjeti tip “Benz” me targë AA 369 RV nuk është djegur plotësisht, duke rritur shpresat se nga këqyrja dhe aktet e ekspertimit do të gjenden të dhëna me rëndësi, të cilat do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Autoritetet kanë dyshime se targat e kësaj makine janë false dhe ajo mund të jetë e grabitur me qëllim kryerjen e krimit, por kjo mbetet të verifikohet nga hetimet.

Djali i Astrit Bilalit, Astmer Bilali, i cili ndodhet në burg sepse është arrestuar në kuadër të operacionit “Oaz” me grupin Bajri, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas vrasjes së babait dhe xhaxhait të tij.

Astmer Bilali ka postuar disa lajme të ndryshme të portaleve, duke shkruar ‘lamtumirë kampionë’ për babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj. Astmer Bilali ka postuar mbrëmjen e 30 marsit në dy momente të ndryshme, ndërsa disa komentuesve u ka kthyer përgjigje duke i falënderuar për ngushëllimet ndaj dy familjarëve të tij.Amer-Bilali-770×433

Policia është e angazhuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Policia Vendore e Shkodrës dyshohet se ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonat afër vendit të vrasjes, por sipas burimeve, kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar, duke bërë që të jetë e regjistruar lëvizja e autorëve me mjetin tip “Benz”.

Continue Reading

LAJM PARA: Basha takime në M.Madhe, banori i Koplikut: Kemi frikë në Shkodër me dalë me pi kafe…
LAJM PAS: Ç’po ndodh në Shkodër, pas drejtorit të policisë Bushati lirohet edhe shefi i Komisariatit- ja kush e zëvendëson…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…

4 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

2 hours ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…

4 mins ago
NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

1 hour ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

2 hours ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.