
Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që ndodhi sot në HEC-in e Moglicës në Gramsh, ku një kamion ra ka 100 metër lartësi dhe përfundoi në humnerë. Ka dyshime se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Burimet thanë se mendohet që shoferi e ka hedhur qëllimisht kamionin në humnerë, në shenjë hakmarrje pasi ishte pushuar nga puna. Siç u raportua edhe më herët, kamioni ra në humnerë në vendin e quajtur ‘Maliq Opar’. Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /balkanweb.com/