Detaje të reja kanë dalë në dritë, pas gjetjes së trupit të pajetë të gruas mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, trupi i pajetë i cili u gjet rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës, u identifikua si Lirie Xhepa. Sipas grupit hetimorë dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë brenda në familje, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 20 persona për të cilët mendohet të kenë informacion mbi ngjarjen, shkruan Panorama.
Banoret kane deshmuar se kane pare nje automjet ta transportoje viktimen ne kete zone dhe me pas eshte larguar me shpejtesi. Ajo eshte qelluar me tre plumba ne trup ndersa ne pjesen e pasme te kokes eshte goditur me sende te forta.
Viktima Xhepa, nënë e tre djemve dhe e ve prej rreth 10 vitesh, ishte banore e zonës ku jetonte me njërin nga djemtë në shtëpinë e saj, jo më shumë se 300 metra larg nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.
Njoftimi i plotë i policisë
Tiranë
Identifikohet trupi i pajetë, i gjetur pranë liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm. Trupi i përket shtetases L. Xh., 49 vjeçe. Nga kqyrjet në trup rezulton se shtetasia L. Xh., është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion paraprak
Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.