
Njësia Administrative e Shënkollit në Lezhë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në institucionin.
Lina Guri, Administratorja e Njësisë Shënkoll tha se vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotëm dhe se janë dëmtuar dyert dhe janë vjedh disa sende.
“Në orën 8 pa 5 e kemi konstatuar vjedhjen. Këtu ndodhet për momentin dhe Qendra Shëndetësore, është zyra e ALEAT që shërben tre njësi vendore dhe zyrat e specialistëve që i shërbejnë komunitetin. Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar vetëm prona, dyert që janë shkatërruar, sirtarë, janë marrë dy aparate fotografike tek zyra e ALEAT.
Kamera ka vetëm zyra e gjendjes civile. Nuk kemi roje, nuk ka dëmtim të dokumenteve. Kanë qenë më shumë se 50 të moshuar që prisnin të bënin vaksinën”, tregoi ajo.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në orët në vijim priten detaje më të hollësishme nga policia.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!