ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DETAJET/ Njëri nga kodicionerët e instaluar pikonte ujë, plumb kokës teknikut 26 vjeçar…

Indrit Çelaj, 26-vjeçari nga Mallakastra që u shenjestrua me plumb në kokë mëngjesin e së enjtes, në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë, ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit. Njëkohësisht me lajmin e rëndë, Policia njoftoi se kishte zbardhur edhe ngjarjen. Një motiv krejtësisht banal rezultoi t’i ketë marrë jetën të riut, me profesion teknik kondicionerësh.

Fakti se një nga kondicionerët e montuar prej tij po pikonte ka sjellë një debat të ashpër e më tej është shenjestruar me pistoletë në kokë. Policia tha dje zyrtarisht se ka arrestuar 4 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vëllezër, që dyshohet të jenë autorët kryesorë të asaj që ndodhi

Ata janë Griseldo dhe Albano Kusi, me precedentë të theksuar k.riminalë, djemtë e pronarit të vilës 3-katëshe, ku po punonte 26-vjeçari Indrit Çelaj. Babai i tyre, Bujar Kusi, është vënë në pranga për moskallëzim k.rimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë tentuar të fshehin atë që kishte ndodhur, duke tentuar t’ia lënë përgjegjësinë personit tjetër që po punonte bashkë me v.iktimën, shtetasit Lorenc Veliaj, që po ashtu është arrestuar, pasi ishte në kërkim për të tjera vepra penale.

Policia tha dje se ka zbardhur dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e enjte, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku mbeti i p.lagosur rëndë me armë zjarri 26- vjeçari Indrit Çelaj, i cili mëngjesin e djeshëm ndërroi jetë në spital. Në lidhje me ngjarjen, Policia tha se janë shpallur në kërkim për veprat penale “V.rasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a.rmëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Ndërsa arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 22 gusht, rreth orës 11:00, në një objekt mes rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe rrugës “Myslym Shyri”, në Tiranë.

TE ARRESTUARIT

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi Griseldo Kusi, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Albano Kusi, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin këtë të fundit, i cili mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Edmond Sula, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, Bujar Kusi, 54 vjeç, dhe Luan Çaka, 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezentë në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kompetente sipas detyrimit ligjor.

TË ARRESTUAR

1. Bujar Kusi, 54 vjeç, për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

2. Edmond Sula, 43 vjeç, për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

3. Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

4. Luan Çaka, 36 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

NË KËRKIM

1. Alban Kusi, 28 vjeç, për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”

2. Griseldo Kusi, 31 vjeç, për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.