DETAJET – Një vit më parë djalit të ish- policit të ekzekutuar sot iu bë atentat, gjendet një makinë e djegur afër lumit…

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi sot qytetin e Laçit, ku u ezkekutua me armë zjarri ish-efektivi i policisë Xhelal Reçi. Mësohet se viktima ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat një vit më parë. Bëhet fjalë për atentat të dështuar, ku autorët nuk ia dolën të eliminojnë Besnik Reçin.

Ky i fundit u sulmua në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, ku ishte duke udhëtuar bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten. Dy persona me motor e ndoqën Besnik Reçin për kilometra të tëra ndërkohë që ai u nis me automjet në drejtim të Shkodrës.


Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Pasi vuri re atentatorët, Reçi devijoi me makinë në trotuar dhe arriti tiu shpëtojë plumbave.

Ndërkohë, sot një makinë e djegur është gjetur në afërsi të lumit në Laç. Mendohet se mjeti mund të ketë lidhje me vrasjen e Xhelal Reçit, ish-polic. Burimet bëjnë me dije se 60-vjecari u vra prane biznesnit te tij, nje dyqan rrobash.

NJOFTIMI/ ATENTATI NDAJ BESNIK REÇIT

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal

NJOFTIMI/ VRASJA E XHELAL REÇIT

Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.