DETAJET+VIDEO – Ngjarja e rëndë në Shkodër ditën e diel, çifti i të moshuarve kishin tre fëmijët jashtë shteti…

Detaje të tjera janë zbardhur nga krimi i rëndë që tronditi Shkodrën ditën e sotme. Çifti i bashkëshortëve, Fadil dhe Sanije Bandulla kishin tre fëmijë të cilët jetonin jashtë shtetit.

Mësohet se 79-vjeçari vuante nga depresioni dhe kurohej me ilaçe, një gjendje shëndetësore që mund të ketë ndikuar dhe në krimin e rëndë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës (15 gusht) ku edhe fqinjët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Por policia ka mundur të gjejë trupat vetëm ditën e sotme. Fillimisht, Fadil Bandulla ka qëlluar me armë tip automatik ndaj bashkëshortes Sanijes dhe më pas ka vrarë veten.