Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të Kavajës, ku raportohet se një makinë ka përplasur një nënë me dy fëmijë.
Sipas News 24, nëna ka qenë dy ecur me dy vajzat e saj në trotuar. Ende nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa dyshohet se ka persona që kanë humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë që drejtohej nga një i ri që e kishte marrë me qira ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe si pasojë e lagështirës duke marrë përpara një grua me dy fëmijët e saj që po ecnin në trotuar.
Paraprakisht thuhet se nëna ishte me dy fëmijët e saj në trotuar kur është përplasur, ndërsa mësohet se në spital në gjendje të rëndë është djali i gruas, ndërsa vajza është jashtë rrezikut për jetën në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit. Makina qe ka shkaktuar aksidentin tip Benz me targa “AA615VO” me të cilën udhëtonin tre të rinj.
Të rinjtë e kishin marr me qira mjetin me te cilin shkaktuan aksidentin. Mjeti ka dale nga rruga ka përplasur fillimisht gruan me fëmijët dhe për të evituar aksidenti ka devijuar edhe është përplasur me një reklame te një karburanti.