Ka perfunduar ne pranga nje i ri, pasi banoret e kane ditur qe ai levizte me pistoletë dhe kane njoftuar te frikesuar policine. Policia e Lezhes njofton se prangosja e L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë-Kurbin eshte bere fale bashkëpunimit me komunitetin. Gjate kontrollit ne makine atij iu zbulua edhe pistoleta qe mbante me vete, kjo qe shihni ne foton më lart.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e kr.imeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me ar.më zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë – Kurbin.
Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një ar.më zjarri pistoletë pa leje. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Ar.mëmbajtje pa leje”.