Skip to content
3 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

DETAJET/ Ja pse Gjykata e Fierit liroi para kohe ish-deputetin Frroku, avokati: Ka plotësuar…

ShkodraWeb 6 years ago

Gjykata e Fierit ka vendosur që të lirojë me kusht të parakohshëm ish-deputetin Mark Frroku, i cili është dënuar përfundimisht me 6 vjet burg për “fshehje të të ardhurave” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Vendimi është marrë së fundmi në Fier, ku edhe Frroku po kryente dënimin e tij. Frroku, është liruar para kohe me kusht, kur i mbeteshin 1 vit e disa muaj që të kërkonte lirinë për kryerjen e ¾ e dënimit.


Mirëpo, Gjykata e Fierit, e kryesuar nga Matilda Shalla, ka vendosur ta pranojë kërkesën e Frrokut për lirimin para kohe me kusht. Vendimi është ende i pazbardhur, por është siguruar një kopje të kërkesës së dorëzuar nga Frroku në Gjykatën e Fierit. Në fakt, Frroku dhe avokati i tij kanë depozituar dy kërkesa dhe ajo që disponon gazeta, është kërkesa e rrëzuar nga gjyqtarja Adelina Zarka.

“Kërkuesi Mark Frroku, në datën 18.04.2018, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqë- sor Fier me këtë kërkesë me objekt ulje dënimi. Gjykata, pasi studioi kërkesën e paraqitur nga kërkuesi, në vështrim të nenit 69 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 63 dhe 71 të ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998 ‘Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim’ çmoi se kërkesa penale e ardhur për gjykim bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe është në kompetencën lëndore dhe tokësore të Gjykatës së Fierit”, shkruan vendimi i Gjykatës, i cili rrëzoi kërkesën e Frrokut, pasi po shqyrtohej paralelisht nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Mirëpo, Prokuroria e Fierit nuk është e bindur me vendimin e Gjykatës dhe do ta ankimojë atë. Sipas Prokurorisë së Fierit, Frroku nuk i plotësonte kushtet për t’u liruar me kusht, pasi duhej të kryente edhe një vit e pesë muaj burgim që të lirohej. Vendimi për Frrokun është dhënë vetëm pas tri seancash nga Gjykata e Fierit dhe konkretisht nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Por avokati i tij, Tonin Prendi, ka një version tjetër për sa më lart. Në një prononcim për mediat, Prendi tha se Frroku dhe ai, paralelisht, kanë bërë dy kërkesa në Gjykatën e Fierit për lirim të parakohshëm me kusht. Prendi shtoi se Mark Frroku ka pasur një sjellje të shkëlqyer në Burgun e Fierit, ka kryer ¾ e dënimit dhe ka arsye familjare që të kërkojë lirimin e parakohshëm. Sipas tij, të gjitha këto janë marrë parasysh nga Gjykata kur ka dhënë vendimin.

Ish-deputeti Frroku u arrestua në vitin 2015, fillimisht për akuzën e “kallëzimit të rremë” për çështjen e atentatit të supozuar ndaj deputetit Tom Doshi. Kjo ende nuk ka nisur të gjykohet për shkak të kompetencave mes gjykatave dhe këto tre vjet ka shëtitur sa nga Gjykata e Lartë, po aq edhe nga gjykatat e Krimeve të të Rënda dhe të Tiranës. Frroku ka qenë i gjykuar edhe për një vrasje të vitit 1999 në Belgjikë, për të cilën u shpall i pafajshëm në Shqipëri. /panorama.com.al/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Saimir Tahiri takoi në Korfuz Artan Habilajn…”, prova e re që mbërrin nga Greqia
Lajmi pasues: MOTI/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e sotme, e diel 13 maj 2018

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

39 mins ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

1 hour ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”… 3 December, 2023
  • VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër… 3 December, 2023
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet… 3 December, 2023
  • VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët 3 December, 2023
  • E RËNDË – Ecte anash rrugës bashkë me një shoqe në Rimini të Italisë, makina përplas për vdekje shqiptaren 31- vjeçare 3 December, 2023
  • FOTOLAJM – Pas rreth 3 dekadave, ndërtesa e papërfunduar në zemër të pedonales në Shkodër “rikonstruktohet” 3 December, 2023
  • VIDEO – Tentoi ti shmanngej kontrollit të policisë me mjetin e tij, arrestohet në Vau Dejës 19- vjeçari, iu gjetën… 3 December, 2023
  • Ekzekutimi i Entjan Nikulaj, shoqërohen në polici 20 persona, dyshohet se tre vetë morën pjesë në atentat… 3 December, 2023
  • EMRI – U shkarkua nga Ministri i Drejtësisë, i vihen prangat drejtorit të burgut, ja për çfarë akuzohet… 3 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • U qëllua me 30 plumba, ndërron jetë në spital 40- vjeçari, djali i xhaxhatit të biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj 2 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

39 mins ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

1 hour ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

2 hours ago
VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët
  • Aktualitet

VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.