DETAJET – Gruaja shtatzënë shpëtoi për mrekulli nga plumbat, 35 vjeçari i ekzekutuar pristë të bëhej baba i një vajze

Të dhëna të reja kanë dalë për viktimën Erion çela, i cili u vra nga një grup atentatorësh në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. 35-vjeçari rezulton të jetë pronar i një tabakinoje. Ai dhe gruaja e tij prisnin të bëheshin prindër me një vajzë.

Pre e plumbave ka rënë dhe vëllai i tij Blerim Çela, 28 vjeç. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe fytyrë.


Arben Dani, 46 vjeç dhe kamarieri i lokalit Azbi Selimaj, 19 vjeç janë dy personat e tjerë që u plagosën në atentatin e orës 16:15 në Tiranë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës. Ajo që shpëtoi për mrekulli ishte gruaja shtatzënë e viktimës, që sipas raportimeve thuhet se kishte shkuar te marketi ngjitur pak çaste para se të ndodhte sulmi.

Sipas të dhënave të policicë, qitësit janë larguar me shpejtësi drejt Laprakës. Ambulanca që mbërriti për të transportuar Erion Çelën erdhi me 30 minuta vonesë. Deri tani, nuk ka asnjë informacion për identitetin e atentatorëve dhe rrethanat e ngjarjes.