Një sasi e dyshuar si lëndë plásësé ka shpèrthýêr orët e vona të mbrëmjes përballë QSUT- Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Mësohet se lënda plásësé e dyshuar si trítòl ka shpèrthýêr në një rrugë të ndërmjetme mes një lokali me emrin “Friends” dhe hotel “Victoria” që ndodhet përballë QSUT-së.
Burime policore konfirmuan se nga shpèrthímí nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në të dy objektet.
Policia ndodhët në vendngjarje, por ende nuk ka përcaktuar se kush ishte objekti i këtij sùlmi me lëndë plásësé të dyshuar si trítòl.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plásësé.
Si pasojë e shpèrthímít nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.