
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë Arrës. Nëna 43 vjeçe, bashkë me dy vajza- 19 dhe 16 vjeçe, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën,.
Gazetari Armir Mehaj tha se dyshohet se i pranishëm ka qenë edhe djali, por nuk dihet saktësisht nëse ka qenë i përfshirë.
NJOFTIMI I POLICISË
Fushë Arrëz/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, Prendushe Kola 43 vjeçe, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Emiljana Kola 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.