ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DETAJET/ Aksident fatal tek “Unaza e re”, humb jetën 55 vjeçari- policia jep informacionin zyrtar

Një burrë rreth 55 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku ka gjetur vdekjen një kalimtar i rastit, ende i pa identifikuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka përplasur një këmbësor rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.