Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Mirditë, ku u ek.zekutua me ar.më zjarri 34-vjeçari Eri Zefi. Dyshohet që gjithçka të jetë bërë për hakmarrje, pasi vëllai i vi.ktimës, Ndue Zefi ka kryer një vr.asje në muajin shkurt të këtij viti në Durrës, ku vi.ktimë ishte Martin Ndreca 45 vjeç.
Vr.asja e 34-vjeçarit dyshohet se është kryer në një zonë tjetër dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në kanal në fshatin Zall Xhuxhë, në një zonë jo shumë të banuar. Policia vijon hetimet, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe banorët e zonës, për të zbuluar dhe kapur autorët e kr.imit.