Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak minuta më parë. Një vajzë e re është hedhur nga kati i tetë i një pallati në zonën e Unazës së Re. Policia dhe një ambulancë ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende motivet.
Njoftimi paraprak i policisë
“Rreth orës 13:13, në zonën e Astirit shtetasja U. Q., 31 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë. Po punohet për saqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.